Analisti Fitim Zekthi, në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se ligji i cili synon të dekomunistizojë politikën, është një ligj i cili ka pa dyshim doza të luftës kundër ish-presidentit Ilir Meta.
Ai shtoi se nuk beson që do të implementohet në praktikë një ligj i tillë, por nëse do të implementohej do të ishte diçka e mirë për vendin.
“Ka një konflikt shumë të madh në Shqipëri dhe çdo nisëm politike ta përdorë për qëllime politike. Ka doza të luftës kundër Metës por nuk duhet parë me çfarë qëllimesh vjen, por përmbajtja e aktit dhe roli që ka në vend. Të gjykosh një ligj të tillë e të thuhet ka apo jo shtysa politike ska sens. Është gjëja më e rëndë që ka ky vend që nuk bëmë dot kurrë në 30 vite të kush ishte komunizmi pasojat që solli dhe personat që u futën në politikë.
Nuk e mohoj që ka shtysë politike por nuk janë akte të mrekullueshme. Nëse kjo pengon ish bashkëpunëtorët e sigurimit të mos jenë në Parlament…
Nuk besoj që do të ndodhë, por nëse do të ndodhte do të ishte e mrekullueshme.
90 e ca vjeçarë kur janë kapur se ishin roje të burgjeve naziste, janë dënuar. Kjo është drejtësia tranzitore. Në Gjermaninë lindore mund të marrë pjesë në politikë një ish nazist?
Njerëzit me dy identitete që nuk dimë se kujt i kanë shërbyer të mos jenë në politikë, nuk jam për dënimin penal të tyre”, tha ai.