VIDEO/ “Të duhet një përmbysje? Më mirë telefono Gjimin”, Atalanta i përgjigjet kritikave të Gasperinit me mbrojtësin shqiptar

“Jemi gjithmonë të njëjtit. Toloi, Gjimshiti, De Run dhe Frojler ishin që para mbërritjes time këtu”. Fjalët e trajnerit Xhampiero Gasperini në intervistën e tij për “La Gazzetta Dello Sport”, dukeshin qartësisht si një kritikë e fortë ndaj klubit që nuk kishte bërë ndërhyrjet e rëndësishme që kishte premtuar në merkato.

gjimshiti

Një kritikë të cilës klubi bergamask i është përgjigjur menjëherë pikërisht nëpërmjet mbrojtësit shqiptar. Në rrjetet sociale, klubi ka postuar shpejt video të cilat Gjimshiti do i kujtojë me shumë kënaqësi. Bëhet fjalë për dy golat e tij në ndeshjen ndaj Olimpiakos që i siguruan një përmbysje 2-1 skuadrës italiane dhe e ndihmuan të kalonte turin në Ligën e Europës.

“Të duhet një përmbysje? Më mirë telefono Gjimin”, është komenti i klubit italian i cili kësisoj ka vendosur t’i përgjigjet flakë për flakë trajnerit duke i kujtuar se pikërisht garda e vjetër me Gjimshitin në krye ishte ajo që shpesh kishte bërë diferencën për bergamaskët.

View this post on Instagram

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ “Të duhet një përmbysje? Më mirë telefono Gjimin”, Atalanta i përgjigjet kritikave të Gasperinit me mbrojtësin shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook