Tentoi të abuzonte me një vajzë, përdhunoi 38-vjeçaren greke, zbulohet identiteti i shqiptarit të shumëkërkuar. Fshihet në… (EMRI+FOTO)

43753433 137116393916963 8952527310360150016 N

Personi që shihni në foto është 45-vjeçari shqiptar, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 38-vjeçare. Ngjarja në fjalë ndodhi në një stacion autobusi në Paleo Faliro në Athinë.

Bëhet fjalë për shqiptarin Spartak Dyrmishi, i divorcuar, i cili jetonte me nënën e tij. Autori është arratisur në Shqipëri ndërsa sipas mediave greke thuhet se Dyrmishi fshihet në Vlorë, vendlindjen e tij.

Duhet theksuar se policia ka në dorë ADN-në e të kërkuarit, e cila u gjet në makinën e një 24-vjeçareje që tentoi të përdhunonte dhe në rrobat e gruas së dytë (38-vjeçares) që sulmoi dhe dhunoi seksualisht në një stacion autobusi, vetëm tre orë më vonë, në mbrëmjen e së dielës së kaluar, më 23 tetor. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Arena e Lajmit

Tentoi të abuzonte me një vajzë, përdhunoi 38-vjeçaren greke, zbulohet identiteti i shqiptarit të shumëkërkuar. Fshihet në… (EMRI+FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook