Çelsi nis goditjet e bujshme në merkato, arrihet akordi për transferimin e yllit të Mançester Sitit

Mançester Siti ka përforcuar radhët e tij me një yll si Erling Haland, por ndërkohë duket se pak nga pak po i jep lamtumirën gardës së vjetër. Pasi transferoi Gabriel Zhezus te Arsenali, Guardiola do të humbasë një tjetër emër të besuar të repartit të avancuar, këtë radhë për dëshirë të vetë futbollistit.

GUARDIOLA STERLING

Rahem Sterling raportohet se ka gjetur akordin personal me Çelsin dhe i ka komunikuar Mançester Sitit se kërkon largimin nga radhët e skuadrës gjatë merkatos së verës. Futbollisti është takuar edhe me trajnerin Tomas Tuhel dhe pasi ka mësuar planet e tij, ka bërë të qartë se është gati t’i bashkohet Çelsit në atë që është lëvizja e parë e rëndësishme e bluve që pas ndërrimit të pronarëve.

Mediat britanike bëjnë të ditur se edhe Mançester Siti është gati të pranojë kërkesën e futbollistit, sidomos duke marrë parasysh një çek prej 55 milionë paund që do të përfitojnë nga shitja e 27-vjeçarit, i cili është në vitin e tij të fundit të kontratës me kampionet në fuqi të Anglisë. Ai pritet të përfitojë një rrogë prej 315 mijë paund në javë në marrëveshjen afatgjatë që do të nënshkruajë në ditët në vijim me londinezët.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Çelsi nis goditjet e bujshme në merkato, arrihet akordi për transferimin e yllit të Mançester Sitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook