Prapaskenat me Dibalën/ Prish ekuilibrat e skuadrës, si Inzagi i mbylli derën

Dje Simone Inzagi e ka dribluar pyetjen mbi Paulo Dibalën, patjetër shoqëruar me komplimentet e rastit për cilësitë e argjentinasit, por duke ngritur gjithmonë e më shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e mundshme të sulmuesit tek Interi.

1365152376.0

“Është cilësor, por ne e kemi repartin të tejmbushur dhe përveç katër të zakonshmëve, nëse do të jetë një i pestë do të jetë një i ri”, ishte përmbledhja e fjalëve të trajnerit, që duket se i ka mbyllur derën 28-vjeçarit. Por pavarësisht dyshimeve nëse kjo është një strategji e klubit apo jo, ka një të vërtetë pas gjithë kësaj: Simone nuk e shikon me sy të mirë afrimin e “La Joya”-s. Si fanatik i 3-5-2, Simone e ka tashmë zgjidhjen me Lukakun e Lautaron dhe Xhekon e Korrean si alternativa, dyshe që i kanë dhënë provat e tyre.

Paulo-Dybala-Juventus

Në këtë modul, Dibala mund të përshtatej vetëm si sulmuesi i dytë ose më keq akoma, ta detyronte Inzagin ta ndryshonte. Maksimumi ama që ka treguar trajneri se mund të rrezikojë është 3-5-1-1 dhe 3-4-2-1 i ëndrrave që mund ta shikojë Paulon në fushë krah Lu-La-së është shumë larg ideve të trajnerit.

Kur çdo gjë në repartin ofensiv është e kopsitur, Inzagi ka frikë se një si Dibala mund të prishë ekuilibrat dhe nuk preferon të rrezikojë, pavarësisht fantazisë dhe paparashikueshmërisë që ai sjell.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Prapaskenat me Dibalën/ Prish ekuilibrat e skuadrës, si Inzagi i mbylli derën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook