Shiten veprat e artit të të ndjerit Paul Allen për 1.5 miliardë dollarë, rekord për koleksionin e bashkëthemeluesit të Microsoft-it

Piktura dhe skulptura në pronësi të bashkëthemeluesit të ndjerë të Microsoft, Paul Allen, janë shitur për një çmim rekord prej 1.5 miliardë dollarësh.

pikture

Ky ishte ankandi më i madh i artit në histori, sipas Christie’s.

Shtëpia e ankandeve tha se veprat e Vincent van Gogh, Georges Seurat, Paul Gauguin, Paul Cezanne dhe Gustav Klimt u shitën secila për më shumë se 100 milion dollarë, duke thyer rekorde individuale.

Të ardhurat nga shitja do të dhurohen për fondacionet e bamirësisë të mbështetura nga Allen para vdekjes së tij në 2018.

Vepra më e shtrenjtë e artit e blerë ishte ajo e Georges Seurat e vitit 1888, Les Poseuses, një vepër e njohur e pointillizmit, e cila arriti në 149.2 milion dollarë, duke përfshirë tarifat, tha Christie’s.

Ekspertët thonë se super të pasurit po e shohin artin si një investim të sigurt mes një ekonomie të trazuar globale dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Vlera totale e koleksionit ka mposhtur rekordin e vendosur në fillim të këtij viti, për koleksionin Mackloëe, i cili u shit për 922 milion dollarë.

Allen bashkëthemeloi Microsoft në 1975 me mikun e tij të fëmijërisë Bill Gates.

Ai u trajtua për limfomën jo-Hodgkin në vitin 2009, por sëmundja iu rikthye dhe në vitin 2018 ai ndërroi jetë.

Në vitin 2010, ai u zotua se do të linte shumicën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes.

Në atë kohë Allen ishte njeriu i 37-të më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, me rreth 13.5 miliardë dollarë.

90 lote të tjera nga koleksioni i tij do të shiten të enjten.

Shiten veprat e artit të të ndjerit Paul Allen për 1.5 miliardë dollarë, rekord për koleksionin e bashkëthemeluesit të Microsoft-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook