Kryetari i PD-së, Sali Berisha hodhi poshtë zërat sot se është në garë me Partinë e Lirisë për organizimin e protestave.
Sali Berisha: Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe të gjithë frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front ishte ai që organizoi 7 korrikun. Ky front do të organizojë lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. Është shumë normale që Partia e Lirisë vendos për protesta. Kudo që bëhen protesta ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo. Të sjellësh përbindësh me squfur aty, ky është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit në Vlorë. Qytetarët kanë mbështetjen e plotë të PD-së derisa ti përzënë nga ujërat e Vlorës.