Kukësi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri, teksa lojtarët janë vënë menjëherë nën urdhrat e Skënder Gegës. Në seancën e parë stërvitore ra në sy prezenca e afrimeve të reja si edhe një pjese të sezonit të kaluar që janë konfirmuar më herët për të qenë edhe për këtë sezon.
Sakaq, nuk munguan as disa lojtarë të rinj të afruar rishtazi në skuadër. Seanca e parë stërvitore ishte më shumë shkrythëse, ndërsa gradualisht do të rritet edhe doza e përgatitjeve. Deri më 25 korrik skuadra do të qëndrojë në Tiranë dhe më pas do të niset drejt Turqisë. Gjatë kësaj periudhe qëndrimi në kryeqytet janë programuar edhe disa takime miqësore, për të vendosur rreth lojtarëve përfundimtarë që do të udhëtojnë drejt Turqisë për fazën përgatitore.
LISTA E KUKËSIT
PORTIERË
ANGELO TAFAS
FATJON ÇOLLARI
MBROJTËS
ANTONIO ILIESKI
TARIK ISIÇ
REDON DRAGOSHI
ALTIN BYTYÇI
ERGYS PEPOSHI
MESFUSHORË
GJELBRIM TAIPI
SHQIPRIM TAIPI
ERGYS PEPOSHI
ARBËR BASHA
KRISTI KOTE
AGNALDO MORAESH
SULMUES
JAKUP BERISHA
EDI BASHA
KEJDI DACI
ANTE ZIVKOVIÇ
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…