FOTO/ Po lëviznin me shpejtësi, makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë betoni, plagosen dy të rinjtë në Fushë Studen

21b16e21 Dc0a 4a44 Bcd2 A6a20b36eafd

Dy të rinj janë aksidentuar pasditen e të kësaj të diele në Fushë Studen.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë duke qarkulluar me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë në rrugën automobilistike në qendër të Fushë Studen dhe dyshohet se në një moment pakujdesie automjeti ka dalë jashtë rruge duke u përplasur me një shtylle betoni të rrjetit shpërdarës të energjisë elektrike.

Për pasojë nga përplasja drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri shoku i tij kanë mbetur të plagosur, në gjendje të rëndë me dëmtime të shumta në kokë e gjymtyrë.

Ata janë transportuar me urgjencë për në Librazhd ku më pas njëri prej të aksidentuarve është transportuar me Helikopter për në Spitalin e Traumës, ndërsa tjetri për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Ndër të tjera theksohet se të aksidentuarit, janë Brian  Dosku dhe Baki Sejdi .

Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën në Reanimacion në Elbasan.

FOTO/ Po lëviznin me shpejtësi, makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë betoni, plagosen dy të rinjtë në Fushë Studen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook