Kastrioti ka nisur përgatitjet qëprej ditës së hënë në stadiumin”Redi Maloku” në Fushë-Krujë. Seancat e para po kryhen menumër të reduktuar lojtarësh. Onanuga nuk është kthyer nga Nigeria, ndërsa Bedri Greca ende nuk ka rinovuar.
Në dyseancat e para kanë qenëvetëm 13 lojtarë nga skuadrae sezonit të shkuar. Aktualisht me krutanët po stërviten edhedisa lojtarë të tjerë që janë nëprovë, por klubi nuk ka dashur që t’i publikojë emrat e tyre.
Kastrioti ka planifikuar dy javëstërvitje në “Redi Maloku”, ndërsa më pas do të niset për fazë përgatitore, me shumëmundësi jashtë vendit. Ja 13lojtarët e pranishëm në stërvitjeme krutanët:
Sali, Hasani, Karakaçi, Dida, Rami, A.Selmani, S.Selmani, Ajazi, Sulka, Kodra, Zogaj, J.Çela, Grimci. Sa i takonmerkatos në hyrje, aktualisht nuk ka asnjë lojtar të afruar zyrtarisht.
– Arena e Lajmit
Loading…
Loading…