VIDEO/ Roko Vata shkëlqen me ekipin e parë të Sëlltikut, tund rrjetën në duelin ndaj austriakëve

Roko Vata po tregon pak nga pak se mund të bëhet shumë shpejt një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, po ndjek gjurmët e babait të tij dhe duket se po fillon të lërë shenjë me skuadrën e Sëlltik.

bandicam 2022-07-06 23-36-39-267

Pasi ka shkëlqyer me ekipet e moshave dhe atë B, të Sëlltik, Vata është grumbulluar me skuadrën e parë në fazën përgatitore dhe djaloshi ka treguar se shumë mirë mund të jetë pjesë e këtij grupi si një alternativë për mesfushën dhe sulmin. Në miqësoren e sotme që Sëlltik zhvilloi ndaj austriakëve të Viener Viktoria, ai arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës.

I aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës, Vata shfrytëzoi në mënyrë perfekte një kundërsulm dhe mposhti me një goditje të pakapshme portierin kundërshtar, duke vulosur shifrat 7-0 kur regjistrohej minuta e 78 e duelit. Një moment i rëndësishëm për karrierën e djaloshit 17-vjeçar i cili aktualisht përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

VIDEO/ Roko Vata shkëlqen me ekipin e parë të Sëlltikut, tund rrjetën në duelin ndaj austriakëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook