Ishte shpallur në kërkim pasi kultivoi 106 rrënjë bime kanabis, në pranga 28-vjeçari në Durrës

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738 1

Policia e Durrësit ka arrestuar një 298-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim narkotikësh.

Bëhet me dije se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin me inicialet F.L., i cili dyshohet se kultivoi 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj dy vite më parë.

Njoftimi i policisë:

Manzë, Durrës

Ishte shpallur në kërkim, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 106 bimëve kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ishte shpallur në kërkim pasi kultivoi 106 rrënjë bime kanabis, në pranga 28-vjeçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook