Tekstet shkollore falas/ “Koha e llogaridhënies ka ardhur”, Xhixho: Skandal! Mijëra prindër detyrohen t’i blejnë, janë të papërdorshme

Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka denoncuar skandalin lidhur me tekstet që janë dhënë falas.

Në një reagim në Facebook, Xhixho shprehet se tekstet nuk i ndihmojnë aspak nxënësit dhe se përtej propagandës qeveritare, mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme.

Postimi i plotë:

Libra falas SKANDAL/ Lexoni mesazhet e mësueseve të shkollës « Fan Noli » në Tiranë, drejtuar prindërve.
Tekstet falas, që në fakt nuk kanë qenë kurrë të tilla, por thjesht tekste në përdorim, nuk i hyjnë në punë askujt.
Vetë mësueset, po i orientojnë ata t’u drejtohen librarive, pasi tekste falas nuk ka, ose në rastin më të mirë, janë të papërdorshme. Rasti konkret është shkolla “Fan Noli”, në Tiranë.
Përtej propagandës qeveritare, mijëra prindër po detyrohen t’i blejnë librat e ciklit 9-vjeçar, pasi tekstet që ofron shkolla janë të papërdorshme.
Edhe këtë vit, ndryshe nga moshatarët e tyre të gjithë sistemit parauniversitar në rajon dhe Europë, prindërit e nxënësve shqiptarë do të detyrohen të paguajnë, fatura që variojnë nga 30 mijë lekë, deri në 120 mijë lekë, në mos më shumë.
Një shpenzim shtesë në këtë kohë krize u shtohet familjeve shqiptare, ndërsa kryeministri dhe ministrja e Arsimit përsërisin në ekrane të njëjtën gënjeshtër të teksteve falas.
Mashtrimi për tekstet falas është një tjetër arsye për të protestuar të martën, më 13 shtator ora 18:00 tek Inceneratori i Tiranës.
Bashkohu edhe ti me ne për të denoncuar çdo abuzim.
Koha e llogaridhënies ka ardhur!

Tekstet shkollore falas/ “Koha e llogaridhënies ka ardhur”, Xhixho: Skandal! Mijëra prindër detyrohen t’i blejnë, janë të papërdorshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook