Anglia i kërkon “Nike” t’i ndërrojë uniformat, e kanë fajin… menstruacionet

Përfaqësuesja e Anglisë e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesëmarrjen e saj në Europianin e Futbollit për femra që organizohet pikërisht në këtë vend. “Luaneshat” triumfuan 1-0 përballë Austrisë në ndeshjen e hapjes në “Old Traford”, por pas sfidës lindi një polemikë e pazakontë në lidhje me uniformat që futbollistet britanike mbanin në këtë duel.

AEI7IU47QJHS6BXTLIUB7UHPDM

Mediat angleze kanë raportuar se futbollistet angleze janë të gatshme të heqin dorë nga pantallonat e shkurtra me ngjyrë të bardhë për shkak të problemeve që mund të lindin gjatë periudhës së menstruacioneve. “The Telegraph” dhe “The Athletic” bëjnë të ditur se lojtaret kanë diskutuar edhe me firmën e materialeve sportive që furnizon Anglinë, “Nike”, për të ndryshuar veshmbathjet e tyre në atë që është uniforma e parë zyrtare, e cila është plotësisht e bardhë.

Edhe lojtarja më e mirë e ndeshjes së parë, Beth Mid, foli rreth kësaj teme. “Ia kemi transmetuar shqetësimin tonë “Nike”. Shpresojmë që të ndryshojnë ngjyrat. Është shumë gjë e bukur të kesh një uniformë plotësisht të bardhë, por me raste nuk është praktike kur vjen ajo periudhë e muajit”, u shpreh futbollistja e Anglisë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Anglia i kërkon “Nike” t’i ndërrojë uniformat, e kanë fajin… menstruacionet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook