Kristiano Ronaldo ka dalë hapur se nuk do të jetë më pjese e Mançester Junajtid sezonin e ardhshëm. Pas shumë përpjekje nga “Djajtë e Kuq” për ta bindur portugezin të qëndrojë, duket se janë dorëzuar, duke i hapur rrugë 37-vjeçarit të largohet.
Oferta e parë për të ka ardhur nga Çelsi. “Blutë” janë gati që të paguajnë për 5-herë fituesin e Topit të Artë një shumë prej 14 milionë paundësh.
Presidenti i ri i klubit nga Londra, Tod Bohli është një fans i madh i portugezit, por nga ana tjetër, trajneri Tuhel kërkon që merkatoja të përqendrohet te mbrojtja.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…