Nuk ishte problem vetëm regjia luksemburgase e transmetimit,që nuk ritransmetoi asnjëherë asnjë rast të dyshimtë, madje asgolin e vendësve. Problemet nisën që me emrat e futbollistëvetë Tiranës, që spikeri i tha të gjithë gabim. “Panorama Sport” jusjell disa nga pikantet gjatë ndeshjes:
* Të gjitha emrat e Tiranës u thanë gabim nga spikeri i stadiumit.
* Tifozët e Tiranës dalin mbi stadium për të parë ndeshjen, pasi nuk ka më bileta.
* Toshevski ka ndërruar numër. Vjet mbante numrin 3, ndërsa me Dudelanzhin numrin 2.
* Shehi e ka me Seferin, i kërkon të hapet nga krahët në fillim tëndeshjes.
* Plot shqiptarë në radhët e tifozëve të Dudelanzhit.
* Me bluza të kombëtares.
* Edhe Andi Bejtja në stadium.
* Te faulli ndaj Seferit në minutën e 29-të, kërkohet karton i kuq nga stafi i Tiranës për Kirkun e Dudelanzhit.
* Afërsia e vijës me pankinën. Shehi e anësori për pak sa nuk përplasen.
* Rrëmujë te sektori i tifozëve të Tiranës. Disa tifozë zihen menjëri-tjetrin, ndërhyjnë stjuardët dhe policia vendëse, duke i nxjerr jashtë.
* Premio mund të shkojë në 120 mijë euro në rast fitoreje.
* 1555 bileta “sold out”.
* I gjithë stadiumi i shitur.
* Limaj mendon në minutën e 53-të se ishte goditje këndi, por është e kundërta. Vrapoi me topin dhe më pas kujtohet dhe e hedh në anësore.
* Seferi replikon me gjyqtarin për një faull ndaj tij. Arbitri iakthen “easy” (qetë). Sulmuesi ia kthen më pas: “Po çfarë ‘easy’,ai më copëtoi…”.
* Përplasje Najdovski-Zhunior, gjyqtari i këshillon.
* Pas ndeshjes, lojtarët e Tiranës vendosën të mos flasin, trajneri Shehi i takoi një për një, sepse e pa që e përjetuan sidramë.
* Totre u mërzit për zëvendësimin dhe u desh ndërhyrja e GrentHalilit për ta qetësuar. Më pas, mesfushori u përqafua me trajnerin Shehi.
* Ka pasur disa minuta diskutim në dhomat e zhveshjes dhe një pjesë e lojtarëve të rëndësishëm kanë përsëritur se nuk duhet ta ulin kokën dhe duhet të besojnë te përmbysja në Tiranë pas një jave.
Nga i dërguari ynë në Luksemburg, Olsi Avdiaj -Arena e Lajmit
Loading…
Loading…