Një shpërthim tritoli është regjistruar pak më parë në Fushë Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e banesës së shtetasit M.B., 54 vjeç duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.