Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në kujtim të akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 që goditën Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Sot nderojmë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin e asaj dite.”