“Asgjë nuk ka mbaruar”, Mehmeti pas suksesit në Europë: Skuka e Cara nuk mendojnë për të shërbyer, ja çfarë duhet të rregullojmë

Dritan Mehmeti padyshim ka qenë i lumtur për fitoren e Partizanit ndaj Saburtalos. Por trajneri i të kuqve është shprehur pas ndeshjes së Ligës së Konferencës se skuadra e tij kishte punë për të bërë që të mbyllte kualifikimin në ndeshjen e kthimit, siç shpjegoi në fjalët për “Oversport” pas sfidës.

bandicam 2022-07-07 20-16-35-816

“Mendoj se duhet të rrimë me këmbë në tokë. Asgjë nuk ka  përfunduar. I gjithë problemi që kemi pasur ka qenë ajo që kemi shprehur gjithmonë, që skuadra kundërshtare ka ritmin e lojës. Zbritëm pak poshtë në pjesën e dytë për mungesë alternativash. Në dy momente me Skukën dhe Cvetanovskin dolëm para portës. Dolëm në fund dhe u futëm pak në panik dhe skuadra duhet të ketë më shumë zotërim topi dhe personalitet që janë gjërat për t’u rregulluar.

Qetësia duhet të transmetohet te lojtarët, jam unë ai që mbaj përgjegjësi, jam unë kryesori dhe duhet të jem ai që transmeton qetësi te skuadra dhe ata ma shpërblejnë me këtë impenjim që kanë. Kam vetëm falënderim për çunat dhe duhet të punojmë bashkërisht që t’ia dalim.

Rastet e humbura? Normalisht jo vetëm altruizmi por duhet të theksoj që Xhulio dhe Tedi e kanë natyrën e tillë, kur vijnë në ato pozicione nuk mendojnë shumë për të shërbyer. Nuk e kuptojnë pozicionin. Janë shumë çuna të mirë në karakter, por duhet të rriten shumë më tepër se ky është momenti ku duhet të bëjnë diferencën. Ka disa momente kur kemi humbur disa topa për panik dhe sidomos kur ne jemi superiorë duhet të jemi në zotërim topin, ndoshta ndikuan edhe emocionet, por duhet të jemi me këmbë në tokë se asgjë nuk ka mbaruar.

Unë mendoj se mund të dyfishonim rezultatin. Por kur humb rast, si pa e kuptuar lojtarët humbin besimin dhe mendojnë se kanë edhe 3-4 minuta. Duhej të kishim kërkuar me shumë besim në zotërimin e topit. Por duhet të kuptojmë që shumë elementë që kanë ardhur, kanë ardhur me vonesë në aspektin fizik. Janë shumë faktorë që ndikojnë por megjithatë rezultati është mbi të gjitha”, tha Mehmeti.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Asgjë nuk ka mbaruar”, Mehmeti pas suksesit në Europë: Skuka e Cara nuk mendojnë për të shërbyer, ja çfarë duhet të rregullojmë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook