VIDEO/ Momenti kur dhjetëra policë mësyjnë në ambientet e hotelit në Durrës, pronari i dënuar më herët për prostitucion dhe trafik droge

Dghfgdhfgd

Janë publikuar pamjet gjate aksionit të policisë së Durrësit që mësyu në Hotel “Colombo” në Durrës. Në operacion janë një numër i madh efektivësh nga struktura të ndryshme të policisë që mësyjnë brenda lokalit.

Kjo godinë me vlerë 1 milionë euro u konfiskua me vendim të gjykatës së Durrësit, pasi pronari Pëllumb Tuda e ka vënë pasurinë me para të siguruara nga aktiviteti i tij kriminal.
Me urdhër të prokurorisë janë konfiskuar edhe dy pallate në ndërtim. Vlera e tyre në treg arrin në 2 milionë euro.

Pëllumb Tuda ishte vënë në hetim pasuror dhe gjykata thotë se tashmë rezulton e provuar që pasuria e tij është vënë përmes veprimtarive kriminale ku ai ka qenë i përfshirë.

51-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë. Tuda ka qenë i dënuar për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Në korrik 2014 ai doli nga bugu me leje dhe plagosi dy persona në Durrës, duke u arrestuar sërish.

Gjithashtu ai u denoncua para 5 viteve nga banakieria në diskon në pronësi të tij sepse ka dashur ta shfrytëzonte për prositucion, dhe kur vajza e kishte refuzuar e kishte rrahur barbarisht, por hetimi mbi këtë motiv u pushua, pasi vajza tërhoqi dëshmitë.

VIDEO/ Momenti kur dhjetëra policë mësyjnë në ambientet e hotelit në Durrës, pronari i dënuar më herët për prostitucion dhe trafik droge

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook