Vrau kolegun në komisariat, shtyhet seanca ndaj ish-efektivit të policisë, shkak gjendja shëndetësore

Caush Saliasi Vrasja 768x516

Ka dështuar seanca e parë në Gjykatën Penale të Tiranës ndaj Ludjan Zaimit, efektivit që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi në komisariatin nr 3. Shkak u bë gjendja shëndetësore e të pandehurit, ndërsa seanca e radhës u caktua më 14 nëntor.

25-vjeçari pas disa debateve me kolegun e tij Çaush Saliasi, e qëlloi këtë të fundit me të paktën shtatë plumba. Organi i akuzës ka dorëzuar dosjen në datën 2 nëntor, ndërsa hetimet nga ana e Prokurorisë së Tiranës kanë përfunduar disa javë më parë.

Mbrojtja ka paraqitur edhe argumente sa i përket trajtimit të klientit të tyre me medikamente pasi vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, gjë e cila është provuar pjesërisht edhe nga ekspertiza që i është bërë Zaimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda Komisariatit nr.3. në Tiranë, në kohën kur po ndërroheshin turnet. Prokuroria e akuzon ish-policin për “vrasje të punonjësit të policisë” ndërsa mbrojtja ka pretenduar se vrasja nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por për shkak të marrëdhënieve personale mes dy kolegëve.

Vrau kolegun në komisariat, shtyhet seanca ndaj ish-efektivit të policisë, shkak gjendja shëndetësore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook