Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Meta: Shqipëria dhe SHBA bashkë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Foto E Metes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA duke thënë se dy vendet janë në një aleancë strategjike mes tyre.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se si anëtare e NATO-s, Shqipëria është e angazhuar në luftër kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Statusi i Metës

Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan!

Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona.

Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit, Meta: Shqipëria dhe SHBA bashkë kundër terrorizmit ndërkombëtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook