Begaj kujton sulmin e 11 shtatorit dhe dënon hakerimin e sistemit TIMS në Shqipëri: Siguria kombëtare përparësi, të forcojmë lidhjet me aleatët

Begaj 600x360 1

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA me anë të një postimi në Twitter.

Njëkohësisht Begaj ka dënuar edhe sulmin kibernetik që goditi vendin duke bërë thirrje për përforcimin e lidhjeve me partnerët dhe aleatët e vendit.

“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.
Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë.”, shkruan në Twitter Begaj.

Arena e Lajmit

Begaj kujton sulmin e 11 shtatorit dhe dënon hakerimin e sistemit TIMS në Shqipëri: Siguria kombëtare përparësi, të forcojmë lidhjet me aleatët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook