Tirana ia ka dalë dy herë të përmbysë humbjen e ndeshjes së parë në arenën europiane. Në të dyja rastet kanë qenë ndeshje Champions-i, çka mund të shërbejë edhe si një model frymëzimi për ndeshjen e radhës kundër Dudelanzhit.
Bëhet fjalë për sezonin 2003-2004, kur gjeorgjianët e Dinamo Tbilisit i mundën 3-0 në ndeshjen e parë dhe Tirana i mundur 3-0 në kthim, duke e çuar ndeshjen te penalltitë.
Bardheblutë u kualifikuan 4-2 dhe heroi te 11-metërshat ishte Egbo. Përmbysja tjetër ka qenë ajo e sezonit 2005-2006 me sllovenët e Nova Goricës, kur Tirana humbi ndeshjen e parë 2-0 dhe fitoi të dytën 3-0 duke u kualifikuar.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…