Mbi 12 mijë shqiptarë kaluan La Manshin gjatë vitit 2022, Daily Mail: Të gjithë thonë se janë viktima të skllavërisë

Gomone

Më shumë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2022 deri më tani ku rreth 10,000 prej të cilëve mendohet se janë të rinj të pamartuar, ndërsa sipas statistikave nga ata që kërkojnë azil, vetëm 12% janë të suksesshëm.

Megjithatë, numri i emigrantëve shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne pritet të dyfishohet këtë vit në 5000. Nga 4,171 viktima të skllavërisë moderne që iu referuan Ministrisë së Brendshme në tremujorin e dytë të vitit, 27% ishin shqiptarë, më e larta nga çdo kombësi.

Akti i Skllavërisë Moderne u prezantua nga Theresa May në vitin 2015, kur ajo ishte sekretare e Brendshme për të mbrojtur viktimat e bandave të trafikimit të njerëzve, por sipas mediave britanike ligji ka shumë të meta, ndërsa ministri i Emigracionit Robert Jenrick tha për The Telegraph se shqiptarët po ‘abuzonin’ me aktin dhe po vononin përpjekjet për dëbimin e tyre.

Një nga çështjet me legjislacionin, thonë kritikët, është përkufizimi i tij i hapur i asaj që përbën skllavërinë moderne. Të ardhurit mund të kërkojnë me sukses azil vetëm duke thënë se janë viktima të skllavërisë, edhe pa asnjë provë mbështetëse.

Arena e Lajmit

Mbi 12 mijë shqiptarë kaluan La Manshin gjatë vitit 2022, Daily Mail: Të gjithë thonë se janë viktima të skllavërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook