Bajerni frikë nga falimenti i Barçës, do pagesën në kesh për Levandovskin

Bajerni i Mynihut i ka kërkuar Barcelonës që nëse do të firmosë me Robert Levandovskin këtë verë, të gjithë pagesën duhet ta bëjë me një këst dhe në kesh. Katalanasit, të cilët dëshirojnë të transferojnë sulmuesin polak në “Camp Nou” këtë verë, ndërsa ai preferon që të shkojë në La Liga, janë në vështirësi të mëdha financiare.

BAJERN

Bajerni aktualisht i ka ngrirë komunikimet me homologët e tyre, ndërsa i ka vendosur një çmim minimal prej 50 milionë eurosh kartonit të 33-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin. Barcelona ka prezantuar deri tani disa oferta për transferimin e numrit “9”, e fundit 40 milionë euro plus 5 milionë bonuset, e cila është refuzuar nga bavarezët. Gazetari pranë klubit të Bajernit i “The Athletic”, Ralf Honighstain, zbulon disa nga prapaskenat e problemeve të negociatave:

“Bajerni i ka thënë Barcelonës se ata nuk duan pagesë me këste në asnjë marrëveshje për Robert Levandovskin, por i duan të gjitha paratë në dorë, me një pagesë të vetme. Ndoshta Bajerni nuk është shumë i sigurt nëse klubi i Barcelonës do të ekzistojë pas një apo dy vitesh”. Katalanasit humbën Lionel Mesin verën e shkuar pikërisht prej problemit të rrogave të larta.

levandovski

Ndërsa vetëm përmes injektimit të 200 milionë eurove pak ditë më parë prej shitjes së të drejtës televizive për 25 vitet e ardhshme, ata mundën të regjistrojnë Fren Kesin dhe Andreas Kristensenit, dy blerjet e para të merkatos së kësaj vere. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk i lejon presidentit Joan Laporta që të kënaqë trajnerin Ksavi këtë merkato.

Objektivi i tij kryesor për sulmin është Levandovski, i cili ka kërkuar gjithashtu publikisht për t’u larguar drejt “Camp Nou”-t. Në datën 12 korrik, ai duhet të vendoset nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman. Por “Bild” ka raportuar se një gjë e tillë është në dyshim dhe nuk përjashtohet një rebelim i mundshëm i sulmuesit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Bajerni frikë nga falimenti i Barçës, do pagesën në kesh për Levandovskin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook