Nga Berati drejt Durrësit për të vjedhur, arrestohet 21-vjeçari. U kap mat duke…

Policia Durres 715x400

Zbardhen 4 vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në Durrës, ndërsa në pranga autorit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra 21-vjeçari me inicialet F. P., banues në Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë i riu.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë e vëniën përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, si dhe bazuar në inteligjencë informative se një shtetas vidhte, në mënyrë të përsëritur, motomjete të shtetasve të ndryshëm, kanë zbardhur 4 raste të këtyre vjedhjeve, si dhe kanë identifikuar, lokalizuar e vënë në pranga autorin e tyre, shtetasin:

-F. P., 21 vjeç, banues Berat, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur motoçikletën e një shtetasi. Gjithashtu, u bë dokumentimi i 3 vjedhjeve të tjera, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi F. P., konkretisht:

•Më datë 06.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në fshatin Rrashbull;

•Më datë 21.10.2022, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e një shtetasi, në lagjen nr.15, Durrës;

•Më datë 11.09.2022, dyshohet se ka vjedhur një televizor dhe një motomjet, në banesën e një shtetasi, në Katund të Ri.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Nga Berati drejt Durrësit për të vjedhur, arrestohet 21-vjeçari. U kap mat duke…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook