Notarja 22-vjeçare tregon tmerrin në Kupën e Botës: Më droguan, u zgjova me të nxira në trup

Notarja kanadeze Mëri-Sofi Harvei, ka treguar se Kupa e Botës për të kishte sjellë gëzim për medaljen e bronztë të fituar në stafetën 4×200 metra stil i lirë në Budapest, por edhe një makth të jashtëzakonshëm pasi pretendon se e kanë droguar. 22-vjeçarja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar një situatë për të cilën ajo thekson se është përsëritur edhe me notare të tjera në vitet e fundit në aktivitete të tilla.

asdasdasdasdddddd

Ajo bëri të ditur se mendonte se e kanë droguar në natën e fundit të Botërorit që u zhvillua në qershor, kur doli të festonte me pjesëtarët e tjerë të ekipit si dhe tregoi të nxira që kishte në këmbë, ndërsa zbuloi se kishte edhe të tjera që nuk dëshironte t’iu tregonte publikut.

“Në natën e fundit të Kupës së Botës më droguan. Nuk isha e ndërgjegjshme se çfarë më kanë dhënë, më kujtohet vetëm që jam zgjuar të nesërmen në mëngjes plotësisht e humbur, me menaxherin e  skuadrës dhe doktorin në krah të shtratit tim.

Është një periudhë prej 4 deri në 6 orësh gjatë të cilës nuk më kujtohet absolutisht asgjë”, tha ajo duke treguar se kishte në trup të nxira të shumta, disa prej të cilave i postoi, ndërsa kishte edhe një krisje në brinjë dhe një tronditje në kokë.

asdasdasd

“Për fat të keq, situata të tilla ndodhin shumë shpesh. E ndjej veten shumë të turpëruar por nuk do të lejoj që kjo situatë të më diktojë atë që jam. Për fat të keq, këto incidente ndodhin më shpesh se sa mendoni. Ka pasur një numër në rritje gjatë viteve, por nuk flitet shumë për ta. Disa nga miqtë e mi më shpjeguan më pas se u ishte dashur të më mbanin në krahë ndërsa isha pa ndjenja dhe ndoshta kjo shpjegon edhe të nxirat në trup, por nuk më bën të ndjehem më mirë”, tha notarja kanadeze.

Federata ndërkombëtare e notit bëri të ditur se kishte hapur një hetim rreth kësaj ngjare dhe se kishte caktuar inspektorë që të ndiqnin edhe hetimet e policisë për atë që kishte ndodhur në Budapest.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Notarja 22-vjeçare tregon tmerrin në Kupën e Botës: Më droguan, u zgjova me të nxira në trup

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook