E mërkura në mbrëmje në të gdhirë të së en jtes ka qenë sa e vështirë dhe e qetë për Tiranën. Në 90 minutat e para me Dudelanzhin, bardheblutë kanë dalë të humbur me një kombinim fati të çuditshëm. Për gjashtë minuta gjithçka u prish, ndërsa bardheblutë u larguan të mërzitur nga ai që mund të quhej stadiumi i Dudelanzhit. As qyteti më i humbur i Shqipërisë nuk e ka një stadium të tillë.
DHOMAT E ZHVESHJEVE – Fytyra e Orges Shehit tregonte zhgënjimin e Tiranës dhe lojtarëve të saj. Mes futbollistëve është zhvilluar një diskutim i gjatë në dhomat e zhveshjeve. Ka pasur pro e kundër mendime. Në fund është arritur në konkluzionin që gjithçka mund të përmbyset në Tiranë, ndërsa kanë mbajtur afër Vesel Limajn.
KTHIMI NË HOTEL – Skuadra dhe delegacioni kanë qenë veç, ndërsa diskutimet për ndeshjen kanë qenë nga më të ndryshmet prej delegacionit. Halili ka qenë më i qeti, ndërsa në hotel gjatë darkës është diskutuar për gjithçka. Ka qenë një bisedë miqësore që ka vazhduar deri në orën 24:00. Halili ka marrë mënjanë Limajn, që ishte gati të shpërthente në të qara, por ka folur gjatë edhe me Totren e lojtarë të tjerë. Qëllimi ka qenë të qetësojë grupin, sepse për 5 ditë është ndeshja tjetër me Dudelanzhin.
HALILI DHE SHEHI – Ama nga ana tjetër, edhe trajneri Orges Shehi së bashku me stafin e tij kanë qëndruar veçmas dhe kanë diskutuar gjatë për ndeshjen. Me trajnerët është bashkuar edhe Refik Halili, duke shtyrë gjumin edhe për 30 minuta. Dihej që tema e diskutimit ishte ndeshja e kthimit dhe çfarë ndodhi në ndeshjen e parë.
TOTRE-SEFERI E BEKAJ – Për lojtarë si Seferi, Bekaj apo Totre mbrëmja nuk mbaroi shpejt. Të tre diskutuan gjatë me njëri-tjetrin në hollin e hotelit ku ishte vendosur Tirana. Normalisht, të gjithë ishin të bindur se bardheblutë mund t’ia dalin, ndërsa nuk e shpjegojnë dot ende përse loja u shpëtoi nga duart. Një ekuacion pa zgjidhje për të gjithë delegacionin.
“BADIGARDI” PËR LIMAJN – Mëngjesi i nisjes është sërish i qetë, njëlloj si fundndeshja. Ose të paktën se njerëzit janë të trullosur nga lodhja. Vesel Limaj nuk hap gojën, ndërsa i rri gjithmonë pranë Taulant Seferi. Një lloj “badigardi” dhe vëlla për Limajn.
KTHIMI – Avioni e bën shpejt rrugën e kthimit për në Tiranë. Rreth orës 9:30 delegacioni është në Shqipëri, ndërsa presidenti Refik Halili del i pari nga aeroporti. Nxitojnë edhe lojtarët. Nga ana tjetër, stafi i Tiranës ka punë, sepse të martën në mbrëmje Tirana luan me Dudelanzhin dhe gjithçka duhet të jetë gati për sfidën e ardhshme. Bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik, ora 20:00, në “Air Albania”.
OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit
Loading…
Loading…