24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ “Të ngrihemi kundër këtij regjimi”, Berisha fton shqiptarët në një dhjetor të tjetër: Të përmbushim misionin tonë, si studentët në vitet ’90

Homazhet Hajdari (20)

Përfaqësues të PD së bashku me familjen e Azem Hajdarit kanë kujtuar sot me një ceremoni 24-vjetorin e vrasjes së tij.

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat pasi vlerësoi figurën e Azem Hajdarit bëri thirrje për t’u ngritur ndaj këtij regjimi dhe protestuar si studentët në vitet ’90.

“Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve”.

“Azem Hajdari guxoi të dalë në një protestë të fuqishme me studentët. Të vendoset në mënyrë epike në krye të kësaj lëvizjeje, e cila në një hark kohor 3-vetor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Me këtë akt Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij ndanë epokat. Ndanë epokën e monizmit me epokën e pluralizmit. Ndanë sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave. Për këtë akt Azem Hajdari u ekzekutua më 12 shtator 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapiten, nënkolonel të regjimit. Ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm në veprën e tij. Sot Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllau i tij Besim Çerja për të nderuar ata, por i vendosim ato në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshedenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve ka vendosur në kontroll të plotë, të gjitha pushtetet në këtë vend dhe rikthyer kështu monizmin e plotë. Në këtë kontekst vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se ky regjim qëndron mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, qëndron si një vasal i Beogradit, qëndron si një antishqiptar i vërtetë, si një armik i egër i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

“Ndaj është një rast që t’u bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, siç e përmbushën Azem Hajdari dhe studentët në vitet ’90”, deklaroi Berisha.

24-vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ “Të ngrihemi kundër këtij regjimi”, Berisha fton shqiptarët në një dhjetor të tjetër: Të përmbushim misionin tonë, si studentët në vitet ’90

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook