Sulmet kibernetike nga Irani, deputeti Salianji kërkon seancë dëgjimore: Të thirren kreu i SHISH, Peleshi dhe Rama

Salianji Komision

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkoi në mbledhjen e sotme të komisionit të Sigurisë Kombëtare seanca dëgjimore me kryeministrin Rama, ministrin Peleshi dhe kreun e SHISH për të marrë më shumë informacion se çfarë ka ndodhur dhe si mund të parandalohet në të ardhmen.

“Duke qenë në një sulm nga një shtet i huaj, ne e dënojmë sulmin kriminal nga një shtet i huaj, por si komision siguri besoj duhet të biem dakord që mos e bëjmë vetëm ne si opozitë një kërkesë për të pasur në këtë komision, kreun e SHISH, AKSHI-n apo përfaqësues nga qeveria, ministri i Mbrojtjes mbase në një seancë tjetër apo edhe kryeministri për t’u informuar për një çështje që është agresion ndaj shtetit dhe nuk mundet që komisioni më i rëndësishëm dhe i vetmi për sigurinë kombëtare të mos ketë asnjë informacion deri më sot”, u shpreh Salianji.

Sipas tij “duhet thënë që sipas Microsoft një sulm i nisur që vitin e kaluar, duhet parë sesa të ekspozuar dhe të paaftë jemi ne dhe ku mund të ndihmojë ne nëse duhet që shteti shqiptar mos kthehet në një hallkë e dobët e aleancës euroatlantike. Kështu që kërkoj edhe dakordësinë tuaj për të pasur një seancë të gjatë me krerët e institucioneve për këtë çështje sensitive dhe ndër më të rëndësishmet që ka kaluar Shqipëria”.

Sulmet kibernetike nga Irani, deputeti Salianji kërkon seancë dëgjimore: Të thirren kreu i SHISH, Peleshi dhe Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook