EKSKLUZIVE/ “Partizani të jep entuziazëm me lojën e krijuar”, presidenti Demi: Ja çfarë ju them për premiot (E PLOTË)

Partizani bëri mbrëmjen e djeshme një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë arritën të fitonin me shifrat 0-1 në Gjeorgji ndaj Saburtalos falë një goli të Tedi Carës në minutën e 47-të. Presidenti Gazment Demi e ka shoqëruar skuadrën hap pas hapi në këtë transfertë të largët dhe ka dhënë mbështetjen e tij për djemtë dhe stafin. Gjithsesi, jo vetëm në udhëtim, por edhe në ditët e fundit para ndeshjes, Demi është shfaqur në stërvitje dhe i ka reflektuar skuadrës qetësinë e tij, me qëllim heqjen e presionit, që në të tilla raste kthehet kundër. Pas ndeshjes nga Gjeorgjia presidenti i Partizanit dha një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ku u shpreh se është i kënaqur me rezultatin, megjithëse skuadra humbi edhe dy raste të tjera të pastra. Siç ai shprehet, nuk preferon të mburret me shpërblimet për skuadrën në raste suksesesh.

Demi

President, sa i lumtur jeni me lojën e skuadrës dhe sa ju kënaq rezultati i sotëm (djeshëm) ndaj Saburtalos?

Morëm rezultatin që deshëm, fitoren. Ndeshja shkoi mirë. Ekipi të jep entuziazëm me lojën e krijuar. Kemi bërë disa ndryshime nga sezoni i shkuar. Tani shpresojmë që të na shkojë mirë edhe në Tiranë. Skuadra më pëlqeu, e përgjithshmja ishte shumë mirë. Në pjesën e parë ishin shumë më mirë, më pas në pjesën e dytë pas golit, normalisht u tërhoqën dhe e zhvilluan lojën më mbrapa.

Sa shanse ka Partizani pas kësaj fitoreje me shumë peshë për të arritur kalimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës?

Mendoj se kemi të paktën 51% shanse për të marrë kualifikimin.

A do të ketë shpërblim për skuadrën në rast se skuadra ia del edhe në ndeshjen e dytë?

Kjo është një çështje konfidenciale, që ne nuk preferojmë t’i bëjmë të ditura për median dhe publikun. Që kur unë jam bërë president i klubit, Partizani nuk është mburrur ndonjëherë për shpërblime. Ata (lojtarët dhe stafi) bëjnë punën e tyre, unë bëj punën time, kjo është motoja e klubit të Partizanit.

U mërzitët në momentin kur Cvetanoski, i ardhur së fundmi te Partizani, humbi atë rast të pastër për 0-2?

Të jem korrekt u mërzita pak, por nuk kemi çfarë bëjmë. Madje, nuk ishte vetëm ai rast, kishte edhe një rast tjetër kur Cara mund të pasonte për shokët. Gjithsesi, jam i kënaqur. Shpresoj që të mos humbasim më raste në ndeshjen e dytë në Tiranë.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

EKSKLUZIVE/ “Partizani të jep entuziazëm me lojën e krijuar”, presidenti Demi: Ja çfarë ju them për premiot (E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook