Refuzuan kontrollin e policisë, 4 persona kapen me kokainë brenda lokalit në Tiranë, arrestohen 2 prej tyre

Policia Naten 1 751x450 1 E1666736712199

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka vendosur nën hetim dy të tjerë pasi të katërt janë kapur në një lokal në zonën e Ndroqit.

Sipas njoftimit të policisë ata nuk i janë bindur urdhrit për ushtrimin e kontrollit ndaj tyre, ndërsa pas ndërhyrjes së uniformave blu janë kapur me lëndë narkotike, kokainë.

Sakaq, të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, ndërsa ka nisur procedimi penal për shtetasit D. Xh., 51 vjeç dhe B. Xh., 39 vjeç

Njoftimi i plotë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 32 vjeç dhe M. Xh., 23 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit D. Xh., 51 vjeç dhe B. Xh., 39 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një lokal, në rrugën Tiranë-Ndroq, këta shtetas nuk u janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. C. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, njofton policia.

Refuzuan kontrollin e policisë, 4 persona kapen me kokainë brenda lokalit në Tiranë, arrestohen 2 prej tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook