Grabisnin makina me qira dhe i përdornin për trafikimin e emigrantëve ilegalë, bie në pranga shqiptarja dhe ‘kolegu’ i saj arab

Fdgsfdgsfdg

Punonjësit e policisë së Kalamatës në Greqi kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme dy persona, mes tyre dhe një shtetase shqiptare teksa po merrnin me qira një makinë nga një zyrë në Kalamata.

Nga hetimet paraprake rezultoi se një shqiptare me kartë identiteti dhe diplomë false, ka marrë makina me qira në rajone të ndryshme të vendit, mes tyre edhe në Kalamatë, së bashku me një bashkëpunëtor me origjinë arabe, i cili është zhvendosur në zonën e Evros dhe prej andej trafikonte emigrantë të paligjshëm, ndërsa mjetet e marra me qira nuk i kthenin më.

Dy të arrestuarit janë nxjerrë para organeve hetimore të Kalamatës ku akuzohen si anëtarë të një organizate kriminale për trafik të paligjshëm njerëzish, falsifikim dhe përvetësim të produkteve me vlerë të madhe.

Sipas mediave greke, gruaja nga Shqipëria dyshohet se ka rrëfyer në polici përfshirjen e saj, ndërsa burri me origjinë arabe mohon të gjitha akuzat me të cilat përballet.

Arena e Lajmit

Grabisnin makina me qira dhe i përdornin për trafikimin e emigrantëve ilegalë, bie në pranga shqiptarja dhe ‘kolegu’ i saj arab

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook