Ndarja nga jeta e Azem Hajdarit, Basha: Përkushtimi dhe sakrifica e tij, burim frymëzimi për të gjitha brezat

306097782 633219024839997 7101260695562964219 N

Ish- kryetari i PD Lulzim Basha, ka kujtuar sot ndarjen nga jeta të Azem Hajdarit.

Me anë të një statusi në Facebook, Basha u shpreh se përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit, kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat.

Postimi:

12 shtatori i 24 viteve më parë është gdhendur në kujtesën e çdo shqiptari e në veçanti të çdo demokrati, si dita kur u vra pabesisht një simbol i demokracisë. Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes Studentore, mishëroi me veprën e tij vullnetin e një populli të tërë për t’u përballur me diktaturën komuniste dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.
Përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë dhe do të mbeten përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë, të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare, që përmes angazhimit vetmohues e kthen politikën në një mjet në shërbim të së mirës, që nuk i tutet as dhunës, as krimit dhe as korrupsionit.
Ndaj emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
I paharruar kujtimi i tij!

Arena e Lajmit

Ndarja nga jeta e Azem Hajdarit, Basha: Përkushtimi dhe sakrifica e tij, burim frymëzimi për të gjitha brezat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook