Kapet një sasi kokaine në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve të para, droga është gjetur në një ngarkesë të ardhur në port ditët e fundit.
Dyshohet se droga është gjetur në një kontejner me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine për llogari të “Banaking”.
Paraprakisht dyshohet për 31 kg kokainë të sekuestruara nga policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.