“Na duhet një lider në mbrojtje”, Kahn tregon dëshirat e Bajernit: Ronaldo? Një nga më të mirët e historisë, por…

Kristiano Ronaldo, jo! Matajs de Ligt, po! Është ky qëndrimi zyrtar i Bajernit të Mynihut, që përmes shefit të bordit, Oliver Kahn, ka hedhur dritë në lidhje me dy transferime të tjera të bujshme që mund të shohim te kampionët e Gjermanisë deri në fund të kësaj merkatoje spektakolare.

kahn

Pas transferimit të Sadio Manesë nga Liverpuli, të gjitha energjitë e drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, janë përqendruar në transferimin e Matajs de Ligtit nga Juventusi. Lojtari do vetëm Bajernin dhe tani ka ngelur të arrihet marrëveshja me klubin bardhezi.

Nagelsman kërkon një lider në mbrojtje dhe Kahn, gjatë një interviste për revistën “Kicker”, nuk e ka përjashtuar transferimin e mundshëm të holandezit: “Ne jemi të lumtur me cilësinë që kemi në qendër të mbrojtjes. Por ne mund të përmirësohemi sa i përket lidershipit, zërit dhe prezencës”.

Ndërkohë që sa i përket një transferimi të yllit portugez nga Mançester Junajtidi, Bajerni e ka përgënjeshtruar përmes drejtorit sportiv, Salihamixhiç, që të jetë i interesuar për 37-vjeçarin. Dhe të njëjtën gjë konfirmoi edhe drejtuesi më i lartë i klubit. “Sado që unë e vlerësoj Kristiano Ronaldon si një prej futbollistëve më të mirë në histori, një transferim i tij nuk do t’i shkonte për shtat filozofisë sonë”, tha Kahn.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

“Na duhet një lider në mbrojtje”, Kahn tregon dëshirat e Bajernit: Ronaldo? Një nga më të mirët e historisë, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook