“Çfarë është PD për të rinjtë, një ndërmarrje punësimi?”/ Aktori Budina: Në vend kemi një shtet mafioz, Shqipëria nuk është pronë private e askujt

Budina

Aktori Edmond Budina, në takimin e sotëm në përkujtimin për Azem Hajdari organizuar nga sheshin ‘Demokracia’, u shpreh se në Shqipëri është ngulitur një shtet mafioz dhe se për fat të keq populli ka filluar të ketë mentalitetin mafioz , duke iu bindur njëshit.

‘Kontakti i parë me Azem Hajdarin ishte kur u bëra pjesë me delegacionin. Më ka bërë përshtypje fakti që nuk e harroj se kemi qenë katër veta , ku kemi ngrënë fasule me kos. Të besosh në një gjë e bëtë atë të jashtëzakonshme, ne në atë kohë ëndërronin. Unë PD e imagjinoj jo siç ishte deri më tani, nuk është engjëllore, por është e domosdoshme. Unë besoj se do të shkohet përpara. Kam një pyetje për të rinjtë, çfarë është për ju PD, një ndërmarrje punësimi? Nëse hyhet në PD për një post, atëherë nuk funksionon, duhet të hyni atje për të ndryshuar sepse vetëm kështu funksionon. E kemi parë çfarë ka ndodhur me parlamentin tonë, ndaj them se idetë e asaj kohë duhet të rikthehen ,. Në atë kohë kishim një parullë . ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa, por sot ne duhet ta bëjmë Shqipërinë. Duhet të përveshim mëngët. Në Shqipëri është ngulitur një shtet mafioz. Ky popull për fat të keq ka filluar të ketë mentalitetin mafioz, që i bindet njëshit. Shqipëria nuk është pronë private e askujt”, tha ai.

“Çfarë është PD për të rinjtë, një ndërmarrje punësimi?”/ Aktori Budina: Në vend kemi një shtet mafioz, Shqipëria nuk është pronë private e askujt

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook