Prestigjiozja britanike, “Daily Mail” ka nxjerrë listën e 10 futbollistëve më të paguar të planetit për momentin. Nuk mungojnë surpriza nga kjo listë, ku shihet dhe mosprezenca e futbollistëve të Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Këtë listë e kryeson sulmuesi i PSG, Kilië Mbape, i cili merr nga klubi francez një shumë prej 60.3 milionë eurosh në vit. Gjithashtu në vendin e dytë dhe të tretë ndodhen dy sulmuesit e tjerë të PSG-së, Lionel Mesi dhe Nejmar, me argjentinasin që merr një shumë prej 57.8 milionë eurosh, ndërsa braziliani 36.5 milionë.
Ronaldo ndodhet në vendin e 5-të me 23.2 milionë euro në vit ndërsa vendin sipër tij e mban Salah me 24.1 milionë.
LISTA E PLOTË:
- Mbape (PSG) – 60.3 m
- Mesi (PSG) – 57.8 m
- Nejmar (PSG) – 36.5 m
- Salah (Liverpul) – €24.1 m
- Kristiano Ronaldo (Mançester Junajtid) – 23.2 m
- De Brujne (Mançester Siti) – €23.2 m
- Haland (Mançester Siti) – €22.6 m
- De Hea (Mançester Junajtid) – €22.6 m
- Grizman (Atletiko Madrid) – 21.5 m
- Levandovski (Bajern) – 21.1 m
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…