Kapja e kokainës në Portin e Durrësit/ “Operacioni vijon”, ministri Çuçi: Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale

Cuci

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në “Twitter” pas operacionit në Portin e Durrësit, ku u kapën 33.5 kg kokainë.

Çuçi shkruan se është prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar, teksa thekson se operacioni vijon.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për goditjen e suksesshme në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 33.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë. Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale, e luftës pa kompromis përballë krimit të organizuar dhe dëshmi e pakontestueshme e vendosmërisë tonë për të rritur gjithnjë e më shumë forcën goditëse të Policisë së Shtetit ndaj grupeve kriminale. Operacioni vijon”, shkruan ministri.

Kapja e kokainës në Portin e Durrësit/ “Operacioni vijon”, ministri Çuçi: Prova e radhës e punës së shkëlqyer hetimore dhe operacionale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook