Roma e Zhoze Murinjos po vazhdon punën në merkato për ndërtimin e një skuadre sa më kompetitive për sezonin e ardhshëm e ardhshëm. Prioritet i italianëve do të jetë padyshim edhe reparti i avancuar ku në skenë ka dal një emër surprizë si ai i sulmuesit të Kristal Palas, Uilfrid Zaha.
Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Roma ka kontaktuar në mënyrë surprizë klubin anglez për t’u informuar lidhur me mundësitë e një transferimi të mundshëm të 29-vjeçarit, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2023.
Një transferim i Zaha te Roma do të formonte një dyshe të frikshme në majën e sulmit së bashku me Tami Abraham, e cila mund të rivalizonte edhe në garën për titullin kampion.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…