“Fjalëpakë, hero i heshtur”, Rudina Hajdari kujton Besim Çerën nga sheshi ‘Demokracia’ në Qytet Studenti: Kur babin e kishin plagosur, më pyeti….

Hajdarii

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarë ku është ndalur tek figura dhe misioni i Azem Hajdarit, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Pjesë e këtij takimi, të mbajtur në sheshin ‘Demokracia’ ishte edhe Rudina Hajdari që ka ndarë kujtime nga fëmijëria në lidhje me të atin e saj, Azem Hajdari.

“Është kënaqësi të rikthehemi në këtë shesh, mendoj që është një nga sheshet më të shenja në të gjithë Shqipërinë, është sheshi që solli ndryshimin. Ne do të jemi përjetë mirënjohës ndaj Besim Çerës që dha jetën për të mbrojtur Azem Hajdarin. Me aq sa mbaj mend, Besimi ishte fjalëpakë, sa herë vinte në shtëpi, fliste më timë më dhe i thonte, mos bëj asgjë. Besimi ishte i dashur , por mbi të gjitha do mbetet njeriu më i pandashëm për Azem Hajdarin dhe kujtimi i tij do mbetet gjithmonë për ne. Një kujtim tjetër që dua të ndaj është nga fëmijëria ime. Kur isha fare e vogël ndoshta në moshën e Sihanës 7-vjeç , babi vinte shpesh më merrte nga shkolla dhe donte që unë të isha më e mira, një ditë ai nuk erdhi e prita gjatë në oborrin e shkollës dhe në fakt erdhi një makinë dhe prapa sediljes ishte një këmishë e gjakosur, dhe shkova e vizitova në Parlament, dhe më tha hë Rudina si shkoi mësimi sot, çfarë note more. Por i tillë ishte Azemi kujdesej jo vetëm për fëmijët por për të gjitha ata që kishte përreth,”, tha Hajdari.

Arena e Lajmit

“Fjalëpakë, hero i heshtur”, Rudina Hajdari kujton Besim Çerën nga sheshi ‘Demokracia’ në Qytet Studenti: Kur babin e kishin plagosur, më pyeti….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook