Një largim i Kristiano Ronaldos nga Juanjtid është gjithmonë e më i mundshëm pas veprimeve të fundit të yllit portugez i cili nuk është paraqitur në stërvitje me skuadrën. Në këto kushte Juanjtid ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij ku emri i parë në list duket të jetë ai i sulmuesit brazilian, Nejmar.
Sipas raportimeve nga “Goal”, situata e 30-vjeçarit te PSG-ja ka bërë që “Djajtë e Kuq” ta vlerësojnë atë si një opsion të mundshëm duke parë edhe mundësitë reale të konkretizimit të transferimit.
Junajtid sidoqoftë nuk janë të vetmit në garë për brazilianin, me Çelsin që gjithashtu e ndjek nga afër sulmuesin dhe po punon për transferimin e tij në Londër.
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…