Intervista epike e Inzagit: Për darkë do ftoja Brozoviç, se Barela shpenzon shumë për verën

Simone Inzagi duket se po e nis me entuziazëm këtë edicion të tijin të dytë në radhët e Interit. Klubi i ka plotësuar dëshirën duke i kthyer Lukakun e tashmë trajneri është në humor të mirë para startit të sezonit, siç e ka treguar edhe në një intervistë të veçantë me humoristët e grupit ”Gli Autogol”.

083705759-9dde8bc8-bf7f-41ab-9f55-484586612652

Në intervistën që është postuar në rrjetet sociale, ata i bëjnë disa pyetje thumbuese teknikut sidomos sa i përket grupit që ka në administrim te zikaltrit, me batutat që nuk kanë munguar.

“Djemtë janë të gjithë të këndshëm, Brozoviç dhe Barela janë më të lëvizshëm, origjinal. Handanoviç është simpatik por ka momentet e tija, është kapitieni ynë. Edhe De Vraj i ngjan shumë.

Kë do të ftoja për darkë mes Brozoviç, Barela e Lukaku? Do merrja Brozoviç, pasi Lukaku duhet të qëndrojë në formë ndërsa Barela më bën të shpenzoj shumë për verën”, tha duke qeshur tekniku i Interit duke kujtuar fotot epike të mesfushorit zikaltër pasi fitoi Europianin me Italinë.

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Intervista epike e Inzagit: Për darkë do ftoja Brozoviç, se Barela shpenzon shumë për verën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook