Gjergj Buxhuku, Administrator i “Konfindustria”, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se energjia është keqmenaxhuar, referuar faktit se vitin e kaluar kemi prodhuar më shumë energji se sa mund të konsumonim, ndërsa këtë vit çuditërisht kemi kaluar në krizë energjitike.
Ai ka ngritur pyetjen se përse TEC-i i Vlorës nuk është vënë në punë në mënyrë që të mos përballeshim tani me mungesa.
“Nuk futem në detaje. 4 përqindëshi është numër i vogël, atëherë situata qenka në kontroll. dp gëzohesha të ishte kështu por dyshoj. Ndihem keq si një vend kaq i pasur nga Shqipëria është katandisur në diskutim për 5 dollarë ndihmë për pensionistët në bujqësi dhe 7 dollarë për ata të qytetit. një shtet që i ka të gjitha potencialet për të qenë i pasur.
Energjia, kemi rënie totale të sistemit. Një nga pikat më të forta, sistemi energjitik, ne nuk kemi bërë asnjë veprim që do të na siguronte që këtë moment të mos vuanim, por të ishim konkurrues.
Në bazë të vendimit të fundit të ERE çmimi për bizneset nuk ndryshon deri në dhjetor. Do të jetë çmimim më i larti na rajon por është i fiksuar. për çmimin që i ofrohet biznesit jemi më të lartët në rajon. Sa i përket familjarëve, diskutimi është i rëndësishëm se çmimi sa më i lartë ka ndikim në konsum dhe përballë një dimri që nuk dimë si do të jetë ka të bëjë direkt me stabilitetit shoqëror, mbijetesës. Propozimi që i kemi bërë qeverisë, mirë ishte të kursehet e të mbahet një rezervë, qeveria e ka marrë parasysh të shohim çdo ndodhë në dimër. Shpresojmë të bjerë shi dhe nuk dimë sa do të vazhdojë.
Kemi problematika të mëdha në sektorin energjitik. Shqipëria ka kapacitetete të instaluara për të prodhuar janë më të mëdha se sa konsumohet. Problemi është prodhimi. Në 2021 kemi prodhuar 6.5 përqind më shumë se sa konsumonim. Çuditërisht pastaj kaluam në krizë.
Fakt është që për mendimin tim dhe në bazë të të dhënave tona, kemi keqmenaxhim të dukshëm. Është shitur me 50 euro në korrik dhe është blerë me 200 euro.
Teci i Vlorës 11 vjet jashtë pune dhe në gjyq për dëm ekologjik, nuk është vënë në punë për ta pasur pikërisht për këtë ditë.
Korporata me 2000-3000 punonjës e blejën me sekser energjinë, të cilët janë në vnjerëzit m të pasur të këtij vendi”, tha ai.