Herri Meguajër ka qenë një ndër futbollistët më zhgënjyes gjatë këtij sezoni për Mançester Junajtid për shkak të paraqitjeve në fushë. Situata për mbrojtësin anglez pritet të ndryshojë me ardhjen e trajnerit të ri Ten Hag.
Sipas “Mirror”, tekniku holandez pritet t’i jap edhe një shans të fundit 29-vjeçarit gjatë javëve të tij të para si trajner i Mançesterit. Rendimenti dhe forma që Meguajër do të tregoj gjatë atyre javëve do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në skuadër dhe në klub.
Në rast se dhe Holandezi nuk do të bindet nga mbrojtësi anglez atëherë Junajtid të hidhet në merkato për të përforcuar mbrojtjen, ku emrat më të përfolur janë ata të Kounde të Sevijas dhe Kulibali i Napolit.
Arena e Lajmit