Debati/ “Gogoli është Putini, jo kryeministri”, deputeti Shehi: Rama thau hidrocentralet, Bushati: Pse çfarë është ai kuçedër!?

Dashi

“Më vjen keq tani nuk dua të jem Kasandra, kriza nuk mbaron tani”, kështu është shprehur ish-deputeti socialist Ervin Bushati në studion e ‘Open’ në News24.

Ai gjithashtu u shpreh se qeveria duhet të fillojë të ngrejë një grup për të diskutuar rreth situatës, pse jo duke përfshirë edhe opozitën tha ai.

“Qeveria duhet të fillojë të ngrejë një grup, të diskutojë pse jo, edhe me opozitën. Liz Truss sapo u bë kryeministre, vendosi tavanin me energjinë që nuk duhet ta bënin të djathtët. Këtu gogoli është Putini, nuk është gogoli Rama mor burrë”, tha Bushati.

Në debat është përfshirë edhe deputeti Dashamir Shehi i cili u shpreh se asnjëherë nuk janë rritur çmimet si në këto 2-3 vitet e fundit dhe kjo sipas tij ka ndodhur për shkak të abuzimeve dhe keqmenaxhimeve të qeverisë,.

Dashamir Shehu: Para një viti këtu u thanë hidrocentralet, ku ishte Putini. Rama i thau.

Bushati: Përse ça është ai kuçedër e…

Pano Soko: E ka shit shtrenjtë për të futur një pjesë të parave në buxhet dhe ne na thotë e ka shitur lirë.

Dashamir Shehu: Dilka Putini na përcakton çmimin, ne nuk punojmë me gaz tani mos gënjen popullin kot

Bushati: Energjia me ça prodhohet

Dashamir Shehi: Në Shqipëri me ujë

Bushati: Ore në botë.

Dashamir Shehu: Asnjëherë nuk është rritur çmimi kështu

Arena e Lajmit

Debati/ “Gogoli është Putini, jo kryeministri”, deputeti Shehi: Rama thau hidrocentralet, Bushati: Pse çfarë është ai kuçedër!?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook