Aksidenti në Gjirokastër/ “Benz”-i përplaset me dy autobusë, 3 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Policia Aksident Naten 2

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen “Punëtore”, ku një mjet “Benz” është përplasur me dy autobusë.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e mjeteve, si dhe djali i mitur i drejtuesit të “Benz”-it, të cilët ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti në Gjirokastër/ “Benz”-i përplaset me dy autobusë, 3 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook