Ajaksi mbreti i merkatos, ka fituar gjysmë miliardi euro në 5 vitet e fundit/ Ja dy shitjet më të shtrenjta

Ajaksi është mbreti i shitjeve në merkaton e pesë viteve të fundit, teksa prej largimeve nga Amsterdami ka përfituar shifrën e 523 milionë eurove. Frenki de Jong, Matajs de Ligt, Davinson Sançez, Hakim Zijeh dhe i fundit Sebastian Haler janë disa prej emrave të bujshëm që kanë shitur kampionët e Holandës për shifra rekord.

Ajax-1

Shitjet e mesfushorit te Barcelona dhe qendërmbrojtësit te Juventusi gjatë sezonit 2019-’20 vendosën rekord për klubin, ndërsa katalanasit paguan mbi 85 milionë euro bashkë me bonuset, pak a shumë aq sa italianët paguan për transferimin e De Ligtit në Torino. Suksesi i tyre pas largimit nga “Harkëtarët” mbetet për t’u debatuar, ndërsa vetëm Zijeh ka një medalje fituesi Champions-i, me Çelsin në 2021.

Edhe marokeni luajti vetëm 122 minuta në fazën me eliminim direkt të bluve të Londrës në sezonin 2020-’21. Por pavarësisht se gjigantët holandezë kanë humbur shumë yje vit pas viti, ata sërish mbeten një forcë dominuese në Holandë, teksa sezonin e fundit u shpallën sërish kampionë. Shitja e tretë më e shtrenjtë e Ajaksit është ajo e Davinson Sançezit te Totenhemi në sezonin 2017-’18. Për qendërmbrojtësin kolumbian, skuadra londineze pagoi 45 milionë euro.

shitjet

Arena e Lajmit


Loading…

Loading…

Ajaksi mbreti i merkatos, ka fituar gjysmë miliardi euro në 5 vitet e fundit/ Ja dy shitjet më të shtrenjta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook