Totenhemi i Antonio Kontes nuk ndalet me afrimet në merkato. Skuadra londineze është përforcuar së fundmi mbrojtësin francez, Klement Lengle, qe ndërpreu bashkëpunimin me Barcelonën, duke nisur një aventurë të re në kampionatin anglez.
Marrëveshja ishte arritur prej ditësh dhe sot ka ardhur njoftimi për huazimin e tij për një sezon. Në këtë huazim nuk është përfshirë opsioni i blerjes së kartonit të lojtarit.
Ky është afrimi i pestë për ‘Spurs’ pas Forster, Perisiç, Bisouma dhe Riçarlison. Lenglet më parë ka luajtur edhe te Sevija, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2019.
✍️ We are delighted to announce the signing of Clément Lenglet on a season-long loan from Barcelona, subject to international clearance and a work permit. #WelcomeLenglet
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 8, 2022
Arena e Lajmit
Loading…
Loading…